Lezha dhe Durrësi me normën më të lartë të punësisë, Kukësi dhe Gjirokastra më të ulëtën

0
179

Pakësimi me shpejtësi i popullsisë si pasojë e emigracionit të lartë dhe rënies së lindshmërisë me ritme të shpejta po jep ndikim të fortë në tregun e punës.

Të gjithë sektorët e ekonomisë po japin alarmin për punonjës, por në disa qarqe pakësimi i popullsisë po çon drejt zeros normën e papunësisë.

Për shembull, në dy qarqet më periferike të vendit, në Kukës dhe Gjirokastër, papunësia po shkon shuarjes, për shkak se popullsia e këtyre rajoneve përbëhet kryesisht nga njerëz në moshë pensioni.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në tremujorin e parë të vitit 2022, Durrësi dhe Lezha ishin dy qarqet me normat më të larta të papunësisë përkatësisht 16.1% dhe 22.7% në një kohë që norma mesatare papunësisë në shkallë kombëtarë në këtë tremujor ishte 11.3%.

Nga ana tjetër, Gjirokastra dhe Kukësi patën normën më të ulët të papunësie me rreth 4%. papunësia e ulët në qarkun e Kukësit vjen si paradoks, pasi sipas të dhënave zyrtare është qarku më i varfër në vend dhe mbi 70 % e ekonomisë dominohet nga bujqësia.

Qarqet e Kukësit dhe Gjirokastrës janë shpopulluar me shpejtësi nga emigracioni i lartë dhe lëvizjet më e brendshme. Analizat e Bankës Botërore për ecurinë e punësimit në Ballkanin Perëndimor kanë gjetur se, ulja e papunësisë në Shqipëri në një masë të madhe i dedikohet emigracionit të lartë.

Norma e papunësia në tremujorin e parë ka pësuar rritjen më të lartë vjetore në qarkun e Dibrës. Në këtë qark shkalla e papunësisë shënoi 14.8 %, nga 23.6% që ishte në tremujorin e parë 2021.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here