Rastet e konfirmuara të lisë së majmunëve në Mbretërinë e Bashkuar kanë arritur në 20, që pritet të rriten kur Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar (UKHSA) të publikojë shifrat nga fundjava.
Kontakteve me rrezik të lartë të rasteve u kërkohet të izolohen deri në tre javë dhe të shmangin kontaktin me gratë shtatzëna dhe fëmijët nën 12 vjeç.
Udhëzimet e reja nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar (UKHSA) këshillojnë këdo që është rast i konfirmuar, apo ka “ekspozim të drejtpërdrejtë” me një rast të lisë së majmunëve, të qëndrojë në shtëpi për “21 ditë”.
Ata këshillohen të përmbahen nga udhëtimet dhe duhet “të shmangin kontaktin me njerëz të imunosupresionuar, gratë shtatzëna dhe fëmijët nën moshën 12 vjeç kur është e mundur”.