Lia e majmunit, mblidhet Komiteti Teknik/ Këshillohet vaksinimi

0
192

Përballë përhapjes së lisë së majmunit, paraditen e sotme është mbledhur Komiteti Kombëtar Teknik- Këshillues i Imunizmit në Institutin e Shëndetit Publik.

Kjo mbledhje vjen lidhur me masat paraprake për linë e majminit.

Komiteti i Ekspertëve të Vaksinimt ka marrë vendim, në trajtën e një rekomandimi, për të mundësuar që për sa i përket kontakteve të afërta të rasteve m, të cilat mund të diagnostikohen me linë e majmunit, të mundet të përdoret vaksina e lisë.

Ministrja Manastirliu deklaroi se vaksina ka një efikasitet, sikurse edhe studimet tregojnë, rreth 85% për sa i përket mbrojtjes nga lia e majmunëve.

Vlerësohet nga ekspertët tanë që do të jetë një sasi, e cila për këtë fazë do t’i dedikohet kontakteve shumë të afërta apo edhe personelit mjekësor, që mund të jenë në përballje këtë sëmundje.

Po bëhen përgatitjet për diagnostikimin e lisë së majmunit në laboratorin e ISHP, ndërkohë që bëri me dije se aktualisht po bashkëpunohet me laboratorët e referencës.

Ne jemi duke u përgatitur me Institutin e Shëndetit Publik që, nëpërmjet metodës PCR, të mund të kemi edhe në Shqipëri pikërisht mostrat primer, të cilat mund të evidentojnë edhe në vendin tonë, në këtë laborator të ISHP-së, diagnostikimin e lisë së majmunit.

Aktualisht ne jemi duke bashkëpunuar me laboratorët e referencës në Londër dhe në Holandë, për të pasur mundësinë që mostrat të cilat mund të jenë të dyshuara, të mundet të referohen menjëherë, ashtu sikurse bëjmë edhe me rastet e ndryshme të varianteve të Covid19.

Ministrja deklaroi se ekspertët thonë se Shqipëria është një vend që ka një risk të ulët.

Ajo tha se sa i përket lisë së majmunit Shqipëria ka vendosur një survejancë të shtuar aktive, përsa i përket gjithë rrjetit sentinel.

Janë kryer të gjithë trajnimet e nevojshme në personelin mjekësor në kujdesin parësor, në Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, për të mundësuar evidentimin në kohë të rasteve, të cilat më pas, nëpërmjet laboratorëve të referencës, vlerësohen dhe shihen nëse do të ketë raste me linë e majmunit”.

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, deklaroi se sëmundja e lisë së majmunit ka një risk të ulët për popullatën e përgjithshme dhe vaksinimi ka efikasitet për grupet në risk.

Komiteti Kombëtar Teknik-Këshillues i Imunizmit përbëhet nga ekspertë të fushës, drejtohet nga profesor Eduard Kakarriqi, me përbërje anëtarë Gjeorgina Kuli-Lito, Najada Çomo, Genc Sulcebe dhe profesoreshë Aida Bushati.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here