“Mbi 10 mijë turistë kanë vizituar Libohovën?”
Kjo është pyetja retorike që shtron Partia Demokratike e Libohovës, ndërsa denoncon harresën e monumenteve të këtij qyteti. Në denoncimin e vet PD Libohovë ka sjellë edhe foto të gjendjes aktuale të kalasë së qytetit, monument kulture i kategorisë së parë.
Fotot tregojnë gjendjen e mjerueshme të këtij monumenti të kthyer prej vitesh në stallë dhe vendgrumbullimi mbeturinash.
Ndonëse një vit më parë, gjatë fushtatës elektorale, ministrja e kulturës Kumbaro, njëkohësisht edhe deputete e zonës, premtoi se shumë shpejt do të niste zbatim I projektit për rehabilitimin e kalasë, një vit më pas situata është po e njëjta.
Në atë kohë ministrja organizoi me punonjësit e DRKK dhe bashkisë Libohovë edhe një fushatë pastrimi për kalanë, fushatë që zgjati vetëm një ditë, ndërsa pamja e kalasë sot, duket qartë në këto foto.
Më poshtë, statusi I plotë I Partisë Demokratike Libohovë.
Mbi 10 mije turiste kane vizituar Libohoven??????Po cfare kane vizituar, kalane e famshme te Shanishase qe pret te restaurohet, shtepine muze te Avni Rustemit qe po rrenohet, objekte kulti qe jane lene ne harrese, pasuri natyrore qe po ndoten dita dites???
Mjaft me me genjeshtra te tilla, po merrni masa pushtetare sa nuk eshte vone per te shpetuar pasurite tona kombetare.Sot mburreni me Rilindjen Urbane qe betonizoi cep me cep qendren historike te Libohoves, por asnje projekt nuk eshte realizuar e as ideuar per terheqjen e investitoreve, ringritjen e turizmit, pasurimin e aseteve kulturore.
Bashkia vegjeton dhe mburret me gatimet e Sedatit qe i ben nder qytetit, po asgje nuk ben te mbeshtese projekte per zgjimin e qytetit per ta bere atraktiv ne cdo stine.
Turiste qe vijne e ikin me buke me vete nuk eshte zgjidhja per ta mbajtur gjalle kete zone.
(P.S. Fotot i keni te fresketa ju qe paguheni me taksat tona per te mbrojtur vlerat kulturore por edhe shendetin tone)