Libohovë/ Banorët rikonstruktojnë vetë Teqen e kroin e “Baba Demirit”

Teqeja e “Baba Demirit” dhe kroi me po të njëjtin emër në Libohovë , i është nënshtruar rikonstruksionit . Prej disa kohësh kjo Teqe , e cila pret besimtarë nga i gjithë vendi dhe jo vetëm por dhe turistë që zgjedhin të vizitojnë Libohovën, po rindërtohet, kjo falë donacioneve të bizneseve dhe vetë banorëve të zonës. Të cilët thonë për @ jugunews.net se nuk arrinin dot ta shikonin Teqen aq shumë të vizituar dhe të dashur nga besimtarët të degraduar dhe në atë gjendje ku askush nuk vinte dorë , ndaj së bashku kontribuan për rimëkëmbjen e saj. Banorë të zonës pohojnë se veç tyre dhe bizneseve asnjë financim nuk ka patur nga palë të tjera të cilët pothuajse e kishin harruar ekzistencën e saj. Punimet për këtë fundit vazhdojnë ende ndërsa banorët e zonës kujdesen çdo ditë që rikonstruksioni të shkojë siç duhet.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment