Libohovë/Gjelbërimi zëvendësohet me beton, ja sa pemë janë mbjellë në 3 vjet

0
165

Shpyllëzimi masiv në një prej zonave që dikur renditej ndër më të gjelbëruarat dhe mungesa e mbjelljevve të pemëve të reja janë denoncuar sot nga Partia Demokratike e Libohovës që ka sjellë shifrat zyrtare mbi sasinë e pemëve të mbjella në tre vitet e fundit dhe llojet e tyre.

Në gati 3 vite qeverisje vendore rilindase, vetëm 75 pemë janë mbjellë në gjithë territorin e Libohovës dhe fshatrave të saj, ndërsa shpyllezimi ende vazhdon në zonën e Zagorisë duke mos u ndalur pavaresisht sezonit” raporton PD Libohovë në faqen e vet zyrtare në facebook.

PD Libobovë shton më tej se gjelbërimi në Libohovë po zëvendësohet me beton, pa marrë asnjë masë parandaluese për zëvendësimin e dëmeve të shkaktuar nga shpyllëzimi dhe mbjelljen e pemëve të reja, ndërsa bashkia e shndërruar në taksambledhëse është ndotësi më i madh i ambientit.

Një pasuri kombëtare që po zhbëhet dita – ditës pa kriter dhe asnjë masë për parandalim apo zëvendësim dëmi.
Në vend të gjelbërimit që duhet të ishte parësor për një qytet si Libohova dhe aq më shumë për tërë zonën, po mbillet beton dhe shkqmbinj pa vlerë, ndërsa taksat kërkohen një më një nga bashkia që po bëhet ndotësi me i madh i ambientit të perbashkët”.

Dekada më parë Libohova ka qenë një ndër zonat më të gjelbëruara. Rrepet shumëvjeçare në qendrën e qytetit u prenë pas sëmundjes që shkaktoi tharjen e tyre duke humbur identitetin e kësaj qendre. Ndërsa askush nuk u kujdes për shtimin e gjelbërimit dhe zëvendësimin e tyre në projektin e ri të rijetëzimit të qendrës së Libohovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here