“Librat e Ujit” italianë në Gjirokastër

0
355

sequence-01 sequence-01_1 sequence-01_2

Nga bregdeti në port, udhëtimi botëror i librave “Uji elementi natyror që bëhet urë për të krijuar rrjet lidhjesh midis autorëve, librave dhe qyteteve”. Ka qenë ky aktiviteti kulturor që është organizuar mesditën e sotme nga shoqata e sipërmarrësve italianë në Shqipëri, në bashkëpunim me Konsullatën Italiane të Nderit në Gjirokastër. Në mbështetje të këtij aktiviteti, kanë qenë edhe Universiteti i Gjirokastrës dhe Shoqata e Librave të Ujit. Iniciativa ka vendosur përballë shkrimtaren italiane Vera Slepoi me shkrimtarët pritës gjirokastritë. Shkrimtarët gjirokastritë si Odise Kote, Viron Graci etj, kanë folur për temën në fjalë, përballë shkrimtares Slepoj e cila njëkohësisht është edhe psikoterapiste dhe presidente e Shoqatës “Libri d’Aqua”. Vetë shkrimtarja italiane Slepoj, shprehet se zgjedhja e këtij vendi është bërë pasi ndjehet si domosdoshmëri e shoqatës të lidhë shkrimtarët me njëri-tjetrin dhe të flasin mes tyre. Pas takimit të organizuar në Tiranë me prezencën e Mustafa Nanos si përfaqësues, pranuam të vinim në Gjirokastër pasi mendojmë që këto aktivitete të kenë vazhdueshmëri. Këto aktivitete shërbejnë për lidhjen mes dy popujve tanë-ka thwnw Slepoj. Në këtë takim kanë përshëndetur edhe kreu i Shoqatës së Sipërmarrësve Italianë në vendin tonë Carmine Cipro, Teodor Bilushi konsulli i Nderit i Italisë në Gjrokastër, prezantuesi i Shoqatës “Libri d’Acqua” Luigi Nidito etj. Kontribuese e aktivitetit të sotëm ka qenë Lucia Cucciarelli, drejtuese e Zyrës Shkollore në Ambasadën Italiane në Tiranë. Ndërkohë javës që vjen, do të organizohen një sërë aktivitetesh në Gjirokastër, me rastin e javës së kulturës italiane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here