Lider ideal, një plotësim i gjithë faktorëve dominues të lidershipit

0
512

Nga Atika Barjamaj

Koncepti “lider”, i shumëpërmendur mes rretheve bashkëkohore te shoqërisë moderne, konsiston ende i panjohur dhe shumë pak I prekshëm. Për fat të keq, shumë shpesh, ky koncept njëhësohet me terma të gabuar si: “kontroll”, “urdhër”, “pushtet”, dhe “bos”. Në fakt një lider nuk injeh konceptet arkaike te zotërimit mbi të tjetrët dhe ka pak ose aspak lidhje me gjithcka rrotullohet rreth koceptit “pushtet”(në aspektin e një dëshire personale). Ai qëndron i pavarur dhe i pandikueshëm, në dallim nga bosi, i cili është tashmë një rob i deshirës së tij për pushtet.

Rastin ideal për të ndarë bosin nga lideri është ai I presidentit Donald Trump dhe Barac Obama. I pari desponon një pushtet të frikshëm, qëështë I tillë për shkak të një ambicieje personale dhe dozave të forta të dëshirës përtë vendosur I vetëm, ndersai dyti despononte nje shtet që e lartësonte dhe reflektonte bashkepunim të ndërsjelltë.

Në nje prizëm më të gjerë,”lider” konsderohet një individ I shoqërisë moderne qe shfaqet unik nga të tjerët, jo sepse kerkon te jëtë në krye,por sepse lufton shumë qe të vendosë vizionin e tij gjitheperfshirës në krye. Ky princip nënkupton disa parime të cilat shumica e liderave vendosin t’i zbatojne.

Së pari, cdo lider e lë veten të lirë të krijojë njëvizion për të ardhmen dhe vendos që ta ndjekë atë. Mirëpo, ai mbetet I hapur ta tjetërsoje vizionin, ta zhvillojë atë dhe t’ijape formë pak e nga pak pa ndryshuar rrënjët dhe principet në të cilat pati besuar. Ky lider shfaq karakteristikat më të vlëfshme të njëëndërrimtari dhe të një realisti: Ai nuk njeh limite për të zgjeruar horizotin e tij dhe vizionin që zotëron, por gjithashtu I qëndron besnik I përulur realitetit. Kjo nënkupton se ai e njeh mjaftueshëm veten sa të dijë se nuk qëndron më lart se të tjerët, nuk është më inteligjent se kushdo, nuk zotëron eksperiencë më shumë se gjithkush tjetër dhe nuk mund ta realizoje vizionin e tij I vetëm.

Së dyti një lider vendos vizionin dhe ata që janë të aftë ta realizojnë atë mbi gjithcka tjetër. Ai jep pafund nga vetja, derdh idetë e tij të arta, inovacionin, mendimin kritik, durimin dhe pasionin në një enë që do të përdoret për ta bërë vizionin realitet. Më vonë, ai kërkon për indiviet qe besojnë në vizionin e tij, ata që janë të gatshëm ti dedikohen këtij vizioni me pasion dhe që ndajnë një respect reciprok ndaj njëri-tjetrit. Për ta arritur këtë, një lider e di se duhet të jetë ai I pari modeliqë kërkohet nga të tjerët. Abraham Lincoln besonte se duke qënë vetëi thjeshtë dhe I respektueshëm do të arrinte t’i motivonte edhe ata që besonin te ai. Një nga nismat qe ndërmori ishte memorizimi i të gjithë emrave qëi korespondonin fytyrave që ai kishte parë ne jetë dhe atyre që do të shikonte. Ky vendim e ndihmoi atë tëfitonte respekt dhe të kishte përkrahje masive nga të gjitha shtresat e shoqerisë.

Së treti, si u përmend edhe më lart, një lider është I vendosur të bëhet shpirti motivues i atyre që vendosin ta ndjekin. Ai beson thellësisht se një grup i bashkuar mund të ekzistoje si dicka e vetme, e pavarur dhe më e fuqishme.  Prandaj, ai e di se roli i tij është ta ruaje dhe zhvilloje ekzistencën e këtij grupi, jo duke urdhëruar, apo kontrolluar cdo individ, por duke ofruar besim, perkrahje, dhe motivim përmes këshillimit dhe sugjerimit.

Së katërti, një lider I njeh mirë limitet e veta. Ai e di se pushteti i tij ka aq rendesi sa edhe ska fare kur bëhet fjala për të arritur më të mirën. Hulumtimet kanë treguar në mënyrë të përsëritur se ekipet e autorizuar janë më produktive dhe aktive, ofrojë shërbimin më të mirë, dhe tregojnë nivele të larta të kënaqësisë nga puna në grup për shak të angazhit në ekip dhe organizimit të tyre përmes njëlideri të besueshëm. E megjithatë, shumë lidera luftojnë për të lënë njerëzit të vetë-organizuar. Ata rezistojnë sepse ata besojnë se fuqia është një lojë me shumën zero, ata janë të gatshëm për të lejuar të tjerët për të bërë gabime, dhe i frikësohen përballjes me pasoja negative nga vendimet e vartësve. Prandaj,edhe sfida me të cilën cdo  lider përballet është pikërisht përzgjedhja e indidëve të duhur për të ndarë pushtetin dhe kufizuar limitet e veta.

Së pesti, një lider e njeh mirë që egocentrizmi ekziston si një koncept në grup, jo si një karakter personal. Në menyrë që vizioni të bëhet i prekshëm, grupi duhet të përqëndrohet të vetvetja, por duke u shërbyer të tjerëve që janë pjesë e targetit të grupit. Së bashku duhet të ushqejnë një krenari të bardhë që ekziston në menyrë që të motivojësecilin individ të grupit të vazhdojë nismën deri në realizimin e saj. Krenaria nuk është njëkoncept i gabuar për sa kohë i njihet limiti dhe një lider duhet të jetëi aftë të përcaktojë masat dhe limitet e caktuara.

Është pikërisht një faktor thelbësor që mungon në shumicën e liderave të kohës së sotme dhe mbi të gjitha është në një rreth më të gjerë sesa vetëm në Shqipëri. Një bazim ky i fundit në situatën e tanishme në të gjitha organizatat, kompanitë qofshin ato private apo shtetërore. Analizuesit e suksesit të kompanive e organizatave shpeshherë drejtohen me pyetjen: Cfarë mungon??? Një studim I viteve 2016 tregon se është një mungesë esenciale e disa faktorëve të rëndësishem që mund të transferojnë një organizatë perkatëse nga niveli i të qenurit mirë në një nivel perfeksioni. Ekzistenca e këtyre faktorëve të dukshëm shumë të arritur në teori, por rrallë herë tëarritshëm në praktikë rezulton në situatën e udheheqësve të tanishëm. Një situatë kjo e fundit, ku ka një mungesë thelbësore të dy kombinacioneve të një lideri që gëzon standarde të larta etike dhe morale. Një lider i tillë ka përparësi në përcjelljen e një angazhimi për drejtësi, komunikim te drejtpërdrejtë me punonjësit dhe gjithë rrethin e performuesve në kompani, por gjithashtu edhe në sigurimin e një performance në nivele perfeksioni dhe rezultate mjaft fitimprurëse. Një mungesë e një lideri të tillë shkakton një mjedis jo të sigurt për punonjësit dhe klientët, një mosbesim në kapacitetin dhe angazhimet sociale të punonjësve dhe performuesve, duke kontribuuar kështu në një mjedis pune ku nuk dihet vlera e inovacionit, kreativitetit, apo ambicjes. Pas një anlizimi të gjatë të konceptit të liderit ideal, po kthehem sërish ne botëkuptimin e Lincoln për atë cfarë ai quan standard të një lideri të vertetë. Në një nga shprehjet më të njohura të tij shkruhet: “Ti nuk mund ta kalosh përgjegjësinë që ke për nesër duke e shmangur këtë përgjëgjësi sot”.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here