Lideri historik i PD Sali Berisha rikthehet ne kuvend

Ish-kryeministri dhe lideri historik i PD, Sali Berisha ka konfirmuar rikthimin e tij në parlament në shtator, kur dhe nis legjislatura e re parlamentare.

I pyetur në një prononcim për mediat, ndërsa po mbahen punimet e Kuvendit Kombëtar të PD, Bersha tha se mezi po pret rikthimin në Kuvend.  

Detyra e çdo demokrati sot nga ky Kuvend është një betim solemn, për të mos e lënë gurë pa kthyer, përpjekje pa bërë për të përmbysur narkoshtetin e vetëm në Europë.

Ky narkoshtet duhet ta ketë orën e numëruar, opozita ka një armatë prej 730 mijë shqiptarësh, të cilëve kreu i Meduzës nuk ia grabiti dot votën, ndaj edhe duhet t’i shihni gjëra në kompleksin e tyre.

Çdo demokrat, çdo opozitar do ta thojë fjalën e tij fuqishëm, dhe ai duhet dhe do t’i ketë kohët e numëruara.

Ajo çka them unë është kjo, jo dëshpërim, sepse jemi një armatë e fuqishme, që mjafton të vendosim të përballemi me regjimin më të ashpër që ka njohur Ballkani pas Enver Hoxhës.
Mezi po pres, mezi po pres, unë jam themelues i parlamentit pluralist në Shqipëri, mezi po pres. Procedurat gjyqësore nuk janë procedura emergjente, unë kam shumë besim te avokati im, mund tiu them ju se jemi në hapat final para dorëzimit të padisë te gjykatësi, unë qëndroj besimplotë te drejtësia”, tha Berisha.

Departamenti Amerikan i Shtetit e futi Berishën në ‘listën e zezë’ dhe familjen e tij duke mos i lejuar futjen në SHBA.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment