Lideri i opozitës Lulzim Basha ashpërson tonet pas seancës së sotme plenare në Kuvend

0
109

Në deklaratën përpara Kuvendit, pas përfundimit të seancës së sotme plenare, kreu i opozitës është shprehur me fjalë të ashpra.

“Nëse shkelet e drejta e opozitës për fjalën e lirë, se Rama dhe Ruçi, të bërë njësh me krimin, kanë frikë, merr fund shumë shpëjt ora e këtij parlamentit.”-u shpreh Basha para gazetarëve

“Nëse në këtë parlament vendoset të rikthehet regjimi diktatorial që ekzekuton opozitën me të gjitha format, atëherë duhet ta themi troç se paqja sociale dhe bashkëekzistenca demokratike janë të rrezikuara. Opozitës i lind detyrimi t’u bëjë thirrje shqiptarëve të marrin parlamentin në duart e tyre.”-tha kreu demokrat

“Pas këtij atentati ndaj demokracisë, grupi parlamentar i PD do të shqyrtojë gjendendjen dhe hapat e mëtejshëm që PD dhe aleatët do të hedhim së bashku.”- u shpreh Basha

Nuk do të lejojmë kurrë që Rama dhe Ruçi ta kthejnë parlamentin 30 vite mbrapa.

Shkruaj nje koment