Ligj i ri për ushqimet që do ndalohen në shkollat e vendit: Jo më çokollata, patatina, pije freskuese

0
214

Ministria e Arsimit në bashkëpunimin me Ministrinë e Shëndetësisë kanë hartuar një ligj që ndalon të tregtohen dhe të konsumohen në ambientet e shkollave 9-vjeçare dhe në gjimnaze një listë produktesh ushqimore që konsiderohen si pashëndetshme.

Ky urdhër vjen në kuadër të luftës kundër kequshqyerjes, që synon të realizojë  mbrojtjen  e shëndetit e të mirëqenies së fëmijës nga informacione e materiale që i dëmtojnë nxënësit nga mosha 6-15 vjeç të sistemit bazë, por edhe për gjimnazet apo sistemin parauniversitarë.

LISTA E USHQIMEVE TË PASHËNDETSHME QË NDALOHEN NË MJEDISET E INSTITUCIONEVE ARSIMORE

1. Ëmbëlsira:-çokollatë  dhe  produkte  çokollate  (çokollatë  e thjeshtë   ose   e   bardhë,   vezë   të   mbushura   meçokollatë, çokokrem);-produkte   të   veshura   me   çokollatë   (p.sh.:biskota  pjesërisht  ose  plotësisht  të  veshura,  fruta ose  arra  të  veshura  me  çokollatë,  akullore  dhe drithëra të veshura me çokollatë);-ëmbëlsirë,  përfshirë  ëmbëlsirat  “pa  sheqer” (p.sh.:çamçakëz,  xhelatina,  likuiricia, karamele të çdo  lloji  përfshirë: menta,    lëpirëse    sheqeri, ëmbëlsira  me  sherbet, marshmalloës,  dhe  ëmbëlsira të tjera);-çokollatë,  kos  ose  fruta  të  thata  dhe  arra  të veshura me sheqer;-bareta drithërash,   ëmbëlsira   me   fruta   të përpunuara.

2. Ushqime të skuqura ku përfshirë produktet e skuqura thellë në procesin e prodhimit. Kjo përfshin  për  shembull:  patatina,  salsiçe  të  skuqura, kofshë pule të skuqura, petulla etj.

3. Ushqime të aromatizuara (savoury snacks):Ushqime të aromatizuara me përmbajtje yndyre, yndyre të ngopur, natriumi dhe sheqeri mbi kriteret e mëposhtme: -madhësi  paketimi  të  barabartë  ose  më  të madhe se 25 g;-22g ose më shumë yndyrë për 100g;-2g ose më shumë yndyrë të ngopur për 100g;-0.6g ose më shumë natrium për 100g;-3g sheqer ose më shumë në total për 100g;

4. Pijet freskuese (me ose pa gaz),duke përfshirë ujëra me aromë;-pijet e cilësuar si “pa sheqer” (me ose pa gaz) përfshirë ujërat me aromë;-pije të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar;-lëngjet  e  frutave  të  ëmbëltuara  me  sheqer  të shtuar;-lëngjet  e  perimeve  me  sheqer  ose  kripë  të shtuar;-lëngje të ëmbla të koncentruara, të bëra ose të aromatizuara  me  lëngje  frutash,  të  cilat  hollohen për të bërë një pije;-qumësht i plotë;-pijet energjike.

LISTA E USHQIMEVE TË LEJUARA NË MJEDISET E INSTITUCIONEVE ARSIMORE

-fruta të freskëta (frut i plotë ose në pjesë);

-fruta të konservuara në lëng natyral;

-perime të papërpunuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here