Ligji i ri për qeset plastike mund të gjobiteni deri në një milionë lekë

0
186

Qeveria synon që të vendosë nën kontroll përdorimin e qeseve plastike duke aplikuar tashmë masa edhe për përdoruesit e tyre. Një draft ligj i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit e shton listën e masave administrative edhe me një pikë që lidhet direkt me ata që i përdorin këto qese që janë në kundërshtim me kërkesat që cakton ligji. Konkretisht në draft në nenin 3 thuhet se në ligj shtohen dy pika.
“Çdo person që përdor në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, qese të lehta plastike mbajtëse, qese shumë të lehta plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme, sipas përcaktimit të pikës 3 të nenit 29, të këtij ligji, dënohet me gjobë, në vlerën nga 30 000 (tridhjetë mijë) deri në 100 000 (një qind mijë) lekë” thuhet në draft. I njëjti shton edhe pikën tjetër ku çdo person, që hedh në treg, prodhon, importon, apo fut në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, qese të lehta plastike mbajtëse, qese shumë të lehta plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme, sipas përcaktimit të pikës 3 të nenit 29, të këtij ligji, dënohet me gjobë, në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë.
Draft ligji që është nxjerrë për konsultim parashikon që masat të hyjnë në fuqi vitin e ardhshëm dhe të shoqërohen edhe me aktet e tjera nënligjorë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here