Ligji i ri/ Si përfitohet pensioni për ish-ushtarakët

0
183

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka bërë publik mënyrën se si përfitohet pensioni për ish – ushtarakët. Ushtaraku i shërbimit aktiv të përhershëm në Forcat e Armatosura, punonjësi i Policisë së Shtetit, i Gardës së Republikës, i SHISH-it, i Policisë së Burgjeve, i Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe punonjësi i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, pavarësisht nga koha e daljes në rezervë/lirim, deri në plotësimin e moshës për pension të plotë pleqërie, fitojnë të drejtën e pensionit të parakohshëm, kur: a) plotësojnë vjetërsinë në shërbim, 12 vjet për femrat dhe 15 vjet për meshkujt; b) kanë mbushur moshën 42 vjeç femrat dhe 47 vjeç meshkujt.

Masa e pensionit
Pensioni i parakohshëm për personat, që plotësojnë kushtet e përfitimit, është 50 për qind e pagës mesatare referuese mujore. Për çdo vit tjetër të vjetërsisë në shërbim, sipas përcaktimit, masa e pensionit shtohet me 2 për qind të pagës mesatare referuese. Masa e pensionit të parakohshëm, në çastin që lind e drejta për përfitim:

  1. a) për personat, që nuk kanë paguar kontribute suplementare, nuk mund të jetë më e madhe se dyfishi i pensionit bazë, të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave, në përputhje me ligjin nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
  2. b) për personat, që kanë paguar kontribute suplementare, nuk mund të jetë më e madhe se dyfishi i pensionit bazë, të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave, në përputhje me ligjin nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, shtuar me 2 për qind të pagës mesatare referuese, për çdo vit sigurimi suplementar. Në këtë rast, shuma e pensionit mujor të parakohshëm nuk mund të jetë më e madhe se dyfishi i pensionit bazë të pleqërisë, plus 20 për qind të pagës referuese të muajit të fundit të punës. Pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi ndërpritet kur përfituesi rikthehet në shërbimin aktiv.

Kur përfituesi i pensionit të parakohshëm punësohet në vende të tjera pune, që nuk lidhen me funksionin e tij të mëparshëm, masa e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi bëhet sa një pension bazë, i përcaktuar nga Këshilli i Ministrave, në përputhje me ligjin nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Në rastet kur karriera është ndërprerë, për shkaqet e përcaktuara, e drejta për pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, nëse plotësohen kushtet e përcaktuara për këtë përfitim, fillon pas 24 muajve.

Pensioni i parakohshëm
Llogaritja e një pensioni të parakohshëm për vjetërsi shërbimi: PPVSH = PMRMN x VSH x 1.5%. PPVSH = Pensioni i Parakohshëm për Vjetërsi Shërbimi. PMRMN = Paga Mesatare Referuese Mujore Neto. VSH =  Vitet e Shërbimit. Por, në çdo rast, masa e pensionit të parakohshëm nuk mund të jetë më e ulët se pensioni bazë, i cili përcaktohet nga Këshilli i Ministrave, në përputhje me ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Ushtarakut në rezervë/lirim D.N.  i lind e drejta për të përfituar pensionin e parakohshëm për vjetësi shërbimi më datë 20 Maj 2017. Ai ka 22 vite në shërbim dhe paga mesatare referuese mujore neto është 44,000 lekë në muaj. Llogaritja e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi bëhet në këtë mënyrë:

PPVSH = 44,000 lekë x 22 x 1.5%  = 14,520 lekë / muaj. Por, në çdo rast, masa e pensionit të parakohshëm nuk mund të jetë më e ulët se pensioni bazë, i cili përcaktohet nga Këshilli i Ministrave, në përputhje me Ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”. Në rastin konkret masa e pensionit bazë më datë 20 Maj 2017 është 13,014 lekë në muaj, pra masa e llogaritur e PPVSH do të jetë 14,520 lekë në muaj. Pra, ish-ushtaraku D.N. në datën 20 Maj 2017 do të përfitojë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi në masën 14,520 lekë / muaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here