
Deputetja e PD-së Ina Zhupa ka reaguar pasi janë botuar në fletoren zyrtare ligji për Akademinë e Shkencave.
Postimi i Zhupës:
Nuk do rrimë të heshtur para shkeljes së ligjit, para pucistëve të Parlamentit dhe uzurpatorëve të Akademisë së Shkencave.
Sot kaloi në heshtje nga Presidenti i Republikës, ligji ad personam për Skënder Gjinushin, një ligj që nuk as legjitimitet, as ligjshmëri! Një ligj antikushtetues, i bërë në shkelje të çdo procedure parlamentare edhe në shërbim të interesave personal të një ish politikani si Gjinushi.
Në shtator ky ligj do shkoj në Gjykatën Kushtetuese sepse para shkeljes së kushtetutës, ne deputetët përfaqësues të qytetarëve, nuk mund të bëjme as sy qorr, as vesh shurdhër.
Akademia e Shkencave do ti kthehet tempullit të diskurseve shkencore me interes kombëtar dhe do ndaloj shpejt të qënuri një post pune për të mbushur xhepat dhe bërë qoka.