Lihet në burg 31 vjeçari që kërcënoi se do vetëvritej në banesën e vjehrrit

0
136

Gjykata e Fierit lë në burg 31 vjeçarin, Elton Meta që pak ditë më parë kanosi bashkëshorten që i kishte ikur nga shtëpia dhe këcënoi se do vetëvritej para banesës së vjehrrit të tij në rast se nuk shihte vajzën e mitur.
Mësohet se gjykata ka vendosur ta lërë në burg të riun për 30 ditë, derisa t’i nënshtrohet një testi psikologjik.
Mbi 31 vjeçarin rëndojnë disa akuza dhe vepra penale si “Armëmbajtja pa leje”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Dhunë në familje” dhe “Kanosje”.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 22:50, në Zhupan të Fierit, ku i riu, i armatosur shkoi në oborrin e banesës së vjehrrit të tij duke kërcënuar se do të vetëvritej. Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e policisë, ekipi negociator i RENEA-s dhe e motra e tij, e cila u mundua ta qetësonte.
Pas më shumë se 5 orë negociatash, shtetasi Elton Meta u dorëzua dhe më pas u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here