“Hera e parë që kam luajtur me Ronaldon, ishte në Parma. Ndeshja filloi dhe pas pak e gjeta veten përballë tij. Ai ishte duke ju drejtuar portës duke e ledhatuar topin në një mënyrë të pazakontë. E gjithë lëvizja e tij po ndodhte me një shpejtësi të paparë më parë. Atë ditë, ai më bëri një gambetta, më la në këmbë në kundërkohë dhe po shkonte drejt golit. I bërtita Cannavaros, “kapeni atë”. Fabio ndërhyri fort dhe e bëri faull. Gjyqtari e paralajmëroi, në aksionin e mëvonshëm Ronaldo ma kalon topin shpejt, dhe unë duhet ta ndaloja atë. E bëra me faull.
Vetëm atëherë Fabio më shikoi dhe më tha: “Lilly, më duket se ne do të përfundojmë me 9 vetë në fushë, si ta ndalojmë këtë djalë?”
Ronaldo dëgjoi gjithçka, u kthye nga ne dhe tha në italisht: ‘Më falni! Po e teproj”.
Unë dhe Canavaro u pamë me njëri-tjetrin në sy dhe nuk thamë asgjë. Me ato fjalë, Ronaldo na bëri të ndihemi shumë të vegjël, pothuajse të pafuqishëm. Ky ishte fenomeni. “
LILIAN THURAM
