Lindjet bien ndjeshem, por bonusi i bebeve shkon masivisht jashte vendit

0
55

Ne fund te 10-mujorit 2022, qeveria shperndau fondet ne zerin “Bonusi i Bebeve” shumen prej 2.6 miliarde lekesh, ne nje kohe qe lindjet ne vendin tone po bien me shpejtesi. Te dhenat e INSTAT tregojne se ne 9-mujorin 2022, ne te gjithe vendin linden 17.612 foshnja, 15% me pak se e njejta periudhe e nje viti me pare. Nderkohe qe lindjet brenda vendit po bien, qeveria po rrit vit pas viti fondet per bonusin e bebeve, te cilat po perfitohen masivisht nga femijet e emigranteve te lindur jashte vendit. Burimet nga dega e nje prej bankave qe kryejne pagesat bene te ditur se shumica e fondeve jepen per femijet e lindur jashte vendit. Duke qene se vitet e fundit vendi eshte perfshire nga nje vale e larte emigrimi te njesive familjare gati, gjysma e fondeve nga bonusi i lindjeve shkon per bebet e lindura jashte vendit nga prinder qe kane nenshtetesi shqiptare.

Shkruaj nje koment