Lindjet, rënie vjetore me 10% më 2023, më e forta në 30 vitet e tranzicionit

0
40

Kriza demografike e vendit tonë po thellohet vit pas viti. Plakja e popullsisë së vendit dhe emigrimi i të rinjve tani po çon në rënie të shpejtë numrin e lindjeve.

Të dhënat zyrtare të INSTAT të ditës së sotshme referojnë se në të gjith

ë vendin vitin e kaluar kanë lindur 22,210 bebe, me një rënie vjetore 10 % ose 2478 foshnja më pak se në vitin 2022.

Kjo ishte rënia më e fortë në 30 vitet e fundit nga viti 1993, duke tejkaluar edhe projeksionet më pesimiste për ecurinë e popullsisë së vendit deri në vitin 2060 të zhvilluara nga INSTAT.

Rënia e lindjeve është bërë më agresive përgjatë dy viteve të fundit pas pandemisë, ku tkurrja është më rreth 2400 foshnja për secilin nga vitet 2022-2023.