Lirohen nga detyra krerët e PS në Gjirokastër, Memaliaj e Këlcyrë

0
164

Flamur Golemi nuk do të ushtrojë më funksionin e kreut të PS në Gjirokastër. Në fakt zoti Golemi nuk e ka ushtruar më këtë detyrë që kur u propozua nga Edi Rama si kandidat për deputet të PS në Qarkun e Gjirokastrës.

Mirëpo në një mbledhje të organizuar mesditën e sotme nga sekretari i përgjithshëm i PS Taulant Balla, është mësuar se të gjithë krerët e PS në bashki që kanë edhe një funksion tjetër, nuk do të jenë më kryetarë cka vlen edhe për zotin Golemi.

Në Qarkun e Gjirokastrës, krahas Flamur Golemit, nga funksionet e drejtimit të PS, është prekur edhe Rajmonda Harrizi kryetare e PS Bashkia Memaliaj, si dhe Hodjan Selami kryetar i PS Bashkia Këlcyrë.

Të dy këta të fundit janë shkarkuar nga kryetarë të PS pasi rezultojnë të punësuar në administratën publike, cka është në kundërshtim me ndryshimet në statutin e PS që përcakton se kreu i PS së degës, nuk duhet të kryejë funksione të tjera publike.

Zgjedhjet për krerët e PS në bashkitë e Qarkut të Gjirokastrës, priten të organizohen deri në fund të muajit nëntor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here