Lirohet këngëtarja Elsa Lila, avokati Visha: Janë pushuar të gjitha akuzat ndaj mbesës time

0
201

Është lënë e lirë nga autoritetet italiane këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila.

Lajmin e ka konfirmuar i afërmi i saj, avokati Saimir Visha, i cili duke folur në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv tha se mbesa e tij Elsa Lila është e lirë dhe janë pushuar të gjitha akuzat ndaj saj.

“Jam kthyer sot nga Italia. Kam drekuar me të. Janë pushuar të gjitha akuzat. E gjitha një keqkuptim. Pafajësia e saj ka qenë që në momentet e para.
Kam qenë me të. Më vjen turp që bashkëpunëtorët tanë, kanë vjellur vrer për Elsën.”-tha Visha.

Kujtojmë se këngëtarja Elsa Lila u shoqërua nga autoritetet italiane pasi akuzohej si një person i përfshirë në një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës.

Shkruaj nje koment