
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri lë burgun për të vazhduar dënimin në shtëpi. Vendimi u dha këtë të premte nga Gjykata e Elbasanit, ndërsa u mor pasi dy akt-ekspertiza vërtetonin se ish-ministri i dënuar për shpërdorim detyre duhet të kujdeset për dy fëmijët e mitur.