Lista e barnave të rimbursuara, prek nivelet afrikane

0
62

Ish ministri i Shendetesise ne vitet ’90 Tritan Shehu i eshte rikthyer edhe nje here problematikes se listes se barnave te rimbursueshme ne vend. Sipas tij kjo liste eshte e standarteve afrikano-qendrore nderkohe qe numri i preparateve aktive vijon te jete 435 nderkohe qe mesatarja europiane eshte pese fish me e larte.

Per zotin Shehu kjo liste, godet dhe demton shendetin e qytetareve dhe xhepin e tyre, duke shtuar pagesat direkte.

Statusi i plote ne FCB i zotit Shehu. 

Lista e re e rimbursimeve te medikamenteve, liste e standarteve Afrikano Qendrore.
Asgje te re, vetem propagande rilindase si “shendetesia falas” dikur.
Numri i preparatave aktive vazhdon reth 435 kur mezatarja europiane eshte mbi 2000: eshte shtuar kete vit me vetem dy, ndersa ne listat spitalore 5.
Numri i form dozave per cdo princip aktiv vazhdon shume i vogel.
Alternativat e para dominohen nga medikamente te origjinave te pa sigurta te “klienteve” rilindas, te cilat po shtohen duke larguar medikanentet e standarteve te EMA e te tjera te barazvlefeshme, apo duke detyruar pacientet t’i blejne ato.
Vlera e rimbursimit ngel 100 M $, e nivelit afrikan kjo per cdo bar, si dhe ne terresi per fryme popullesie.
Mungojne ne shumice barna jetike dhe cilesore ne treg, duke rrezikuar seriozisht pacientet.
Asnje perpjekje nuk po behet per te detyruar prodhimin vendas te permbushi standartet europiane te GMP.
Agjensia e Kontrollit te barnave eshte shume larg kapaciteteve te domosdoshme dhe krejt e bllokuar tashme.
Ky nivel tragjik i farmaceutikes sone, ka goditur rende edhe kete “sektor publik te menaxhuar nga privati”, operatoret e kompanite serioze te tij.
Por mbi te gjitha godet e demton shendetin e qytetareve dhe “xhepin” e tyre, duke shtuar pagesat direkte.

Shkruaj nje koment