Koordinatori i PS për Qarkun e Gjirokastrës Bledi Cuci, ka bërë të ditur listën e fundit të kandidatëve për deputetë me vendim të kryesisë së PS.
Ajo cfarë ka surprizuar në këtë listë, ka qenë mungesa e Dashamir Kamberit i cili ishte në projeksionin e mëparshëm. Ai është zëvendësuar nga biznesmeni Laert Duraj themelues i një universiteti privat.
Ndërsa Gjirokastra, do të përfaqësohet nga Flamur Golemi kryetar i PS dhe Artemisa Dralo pedagoge në Universitetin e Gjirokastrës.
Përvec pesëshes së kandidateve, kryesia e PS, ka vendosur edhe dy kandidatura shtesë, atë të Matilda Celës drejtoreshë shkolle në Tepelenë dhe Elvira Pashos mjeke në Përmet.
Lista e plotë e kandidatëve për deputetë Qarku Gjirokastër.
1-Bledi Cuci
2-Mirela Kumbaro
3-Flamur Golemi
4-Laert Duraj
5-Artemisa Dralo
6-Matilda Cela
7-Elvira Pasho.