Liz Truss zgjidhet kryeministrja e re e Britanisë së Madhe

0
73

Liz Truss do të jetë kryeministrja e re e Britanisë së Madhe. Ajo fitoi garën kundër Rishi Sunak dhe tashmë do të zëvendësojë në detyrë, Boris Johnson. 

Truss arriti të merrte 81,326 vota, ndërsa Sunak fitoi  60,399 vota. Truss ishte konsideruar prej kohësh si kryesuesja e garës

Ky i fundit detyrua të largohej në korrik pas një revolte ministrore për një varg skandalesh, pak më shumë se dy vjet e gjysmë pasi udhëhoqi konservatorët drejt një fitoreje dërrmuese në zgjedhjet e 2019-ës.

Zgjedhja e saj vjen në një moment të rendësishëm për Britanisë, e cila është goditur nga pasojat e luftës, me një ekonomi në rënie dhe inflacioni në nivelin më të lartë të 40 viteve.

Truss arrtii të merrte 81,326 vota, ndërsa Sunak fitoi  60,399 vota. Truss ishte konsideruar prej kohësh si kryesuesja e garës.

Ajo është zotuar se do të veprojë brenda një javë për të trajtuar faturat në rritje të energjisë dhe inflacionin e shfrenuar. Truss ka propozuar gjithashtu një paketë të madhe uljesh taksash, me vlerë dhjetëra miliarda euro.

Shkruaj nje koment