Lleshaj e quan OFL ‘sukses’, gazetarja: Si nuk ke turp dhe nuk skuqesh?!

0
151

Gazetarja Klodiana Lala është përplasur me Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, lidhur me aktivitetin e OFL, të cilin ai e ka quajtur një histori suksesi.
Gjatë një debati në emisionin e kësaj të enjteje në “Opinion”, Lala është shprehur se ndryshe nga sa thotë ministri, sipas të dhënave të gjykatës rezultojnë vetëm 100 pasuri të sekuestruara nga OFL. Ndërsa ministri e cilësoi të suksesshëm aksionin e OFL, gazetarja reagoi me fjalët: Duhet t’ju vijë turp që e thoni këtë, si nuk skuqeni!
Gjithashtu ministri nuk dha dot asnjë përgjigje, se përse OFL vepron duke selektuar objektivët kriminalë dhe iu shmang shpjegimit, për arsyet se përse Agron Geron Xhafaj vëllai i paraardhësit të tij Fatmir Xhafaj po kursehet nga ky operacion.
Debati
Lala: Zoti ministër ju dhatë disa shifra për OFL-në, të cilat më kërcasin dhe nuk kanë asnjë lidhje me realitetin. Më rezulton që nga Gjykata e Posaçme janë sekuestruar vetëm 100 pasuri dhe në pjesën më të madhe të tyre janë automjete dhe nuk kanë lidhje fare me shifrat tuaja. A mund të më thoni pse mungojnë në listën e OFL-së disa emra si vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. OFL është edhe për ata që janë dënuar edhe për ata që janë nën hetim.
Lleshaj: Nuk merrem me emra. Si mund të merrem me ish-ministrin e Brendshëm unë?
Lala: Është selektive zoti ministër? Mund të jeni më i qartë?
Lleshaj: Pse fakti që nuk merrem me emra do të thotë që jam selektiv?
Lala: Na sqaroni pse mungon sepse OFL-së i përfundon afati në 31 dhjetor.
Lleshaj: OFL ka një kategori subjektesh qartësisht të përcaktuara nga ligji. Janë persona të dënuar për 31 nene të kodit penal.
Lala: Edhe nën hetim zoti ministër sepse ju përmenda raste konkrete dhe mund ta hapim ligjin që ta konsultojmë.
Lleshaj: Janë vepra penale të caktuara. Ti mendon se unë do të shkoj të interesohem se çfarë bën policia për ish-ministrin e Brendshëm?
Lala: Po atëherë mos hajdeni fare në studio, nëse nuk keni për të thënë edhe mbaroi. OFL nisi si një aksion i madh i trumbetuar nga ju dhe nga kryeministri…
Lleshaj: Dhe i suksesshëm shumë!
Lala: Duhet të të vijë turp që e thua këtë gjë! Duhet të skuqesh para shqiptarëve kur e thua këtë gjë.
Lleshaj: Ti je grua dhe zonjë dhe më çarmatos. Më ke zënë ngushtë se nuk të përgjigjem dot me të njëjtën gjuhë. Si thua s’ke turp?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here