Lleshaj flet me superlativa për policinë, del garant : Do ta çrrënjosim kanabisin në vend!

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, gjatë takimit të zhvilluar me forcat e FRONTEX në Kakavijë, që monitorojnë kufirin ka folur edhe për masat e marra nga policia për të luftuar kanabisin. Lleshaj u shpreh optimist për rezultatet e arritura deri tani ndërsa tha se është i angazhuar për ta çrrënjosur kanabisin në vend.

“Viti 2020 do të shënojë një hap të ri përshkallëzimi të përpjekjes së policisë në luftën kundër kanabisit. Ka një plan të madh ndërinstitucional ku përfshihet policia, prefektura, agjencitë e tjera që janë të angazhuara, që ky fenomen të çrrënjoset nga Shqipëria përfundimisht. Për këtë janë shtuar kapacitete të monitorimit, kryesisht nga ajri, një flotë e madhe dronësh tashmë është në operacion. Nuk ka mundësi që të kemi asnjë tolerancë. Goditja ka qenë dhe do të jetë e fortë. Ju garantoj se shifrat janë çdo ditë në ulje dhe fenomeni nuk ka më asnjë mundësi mbijetese në Shqipëri”, tha Lleshaj.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment