Lleshaj propozon “Vetting” edhe për rrugët: Duhet të kemi përfaqësime me emrat të nderuar, të hiqen të dënuarit

0
125

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në një bashkëbisedim me të gjithë prefektët dhe kryetarët e bashkive ka kërkuar që të gjithë qytetarët të përditësojnë adresat e banesave të banimit.
Gjithashtu ministri Lleshaj ka kërkuar që të rishikohen dhe të bëhet ‘veting’ për emrat e rrugëve, pasi emri i një të dënuari për një vepër penale duhet të hiqet dhe të vihet një emër i nderuar.
“Veting të listave të emrave të rrugëve që në jo pak raste kanë çuar në vendosje emra personash që nuk duhet ta kenë emrin aty sepse nuk duhet që emri i një autori të dënuar për një vepër penale të jetë pjesë e të gjitha dokumenteve tona. Në këtë mënyrë do ta kemi përherë mbrapa mbi shpinë. Kështu duhet të kemi emra të nderuar dhe të filtrojmë ato emra që nuk e kanë vendin në emërtimet e rrugëve tona.
Kjo do të bëhet tani dhe ju ftoj të bashkëpunoni për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve” , tha Lleshaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here