Lotari e baste sportive pa leje në Vlorë, 1 në pranga dhe 2 nën hetim

0
159

Policia e Vlorës vijon operacionin “Fati i lojërave”, duke goditur dy raste të tjera të zhvillimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O. H., 30 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi Xh. Ll., 38 vjeç, (pronar i lokalit).

Në ambientet e lokalit të shtetasit Xh. Ll, u gjetën e sekuestruan 7 njësi kompjuterike, 2 USB, 1 printer dhe 1 aparat celular, të cilat shërbenin për ushtrimin e lojërave të fatit.

Si dhe u procedua penalisht shtetasi J. D.,55 vjeç, pasi u konstatua duke luajtur lojëra fati, në një nga kompjuterët.

Gjithashtu në vijim të kontrolleve u procedua penalisht shtetasit G. Ç., 32 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri” Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një lokali, në lagjen “Partizani” Vlorë, i është gjetur dhe sekuestruar një aparat telefoni celular, që e përdorte për lojëra fati të paligjshme (baste sportive).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here