LSI drejt kolapsit total në Gjirokastër, shkarkohet kryetari, armiku i Zamirës

0
4695

Ajo që pritej ndodhi tek LSI.

Përcarja sot në radhët e LSI në Gjirokastër, fitoi një dimension të ri.

Kryetari i LSI për qytetin Edlir Sinojmeri, është shkarkuar ndërkohë që funksionet e tij kalimtare, do të ushtrohen nga Armand Mamani si njeriu i besuar i Zamira Ramit. Deputeti Vangjel Tavo, ka luajtur rolin e personit mbi palët, duke i’u bindur tekave të Zamira Ramit, për të shkarkuar nga kryetar të LSI, Sinojmerin, i cili ka qenë njëri nga më kryesorët, mos themi i vetmi, që afroi tek LSI Zamira Ramin katër vjet më parë.

Shpërblimi ishte “kokë më kokë” ashtu sic di vetë Rami të ndëshkojë zërat kundër apo sulmojë elementë që kanë diferencë me formimin e saj intelektual e kulturor.

LSI sot, ka mbledhur strukturat në Kinemanë e Re në orët e pasdites në një takim që kishte për qëllim, organizimin e strukturave vendore të saj në vigjilje të startimit të fushatës elektorale të hënën që vjen.

Në këtë takim, ka paur debate mes dy grupimeve atij që kryesohet nga Zamira Rami, Aurel Lapa dhe Armand Mamani dhe grupimit tjetër që përfaqësohet nga Krenar Kulla dhe Edlir Sinojmeri që janë edhe baza themelore e LSI.

Zamira Rami ka kërkuar kusht të panegociueshëm nga Tavo dhe strukturat, shkarkimin e Sinojmerit nga posti i kreut të LSI qyteti Gjirokastër. Deputeti Tavo, nuk ka rezistuar dot dhe ka pranuar tekën e kryebashkiakes pasi tashmë ajo, zotëron një administratë prej 700 të punësuarish cka përkthehen në vota për Tavon dhe LSI.

Sinojmeri sapo është aprovuar shkarkimi i tij, në mënyrë demonstrative ka braktisur mbledhjen dhe është larguar, ndërkohë që Tavo përpiqet që të mbajë një raport tërhiq e mos këput me Ramin vetëm për arsyen e mësipërme.

Zhvillimet e fundit në LSI e Gjirokastrës, vështirësojnë përmbushjen e objektivit për të nxjerrë dy deputetë në Qarkun e Gjirokastrës, pasi i duhen mjaft vota. Ndërkaq, jo pak e vështirë është edhe sigurimi i një mandati deputeti në kushtet kur LSI nuk është në koalicion me PS dhe kësisoj, i duhen të paktën 9 mijë vota në total.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 2013, LSI ka fituar 11.600 vota.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here