LSI fshesën administratorëve të PS në Bashkinë Gjirokastër

0
108

Ndërsa LSI-stat në administratë protestojnë kundër qeverisë në mitingjet e opozitës e mbrohen nga PS në Gjirokastër, nga ana e vet LSI fillon spastrimet ndaj njerëzve të PS në administratën vendore.

Tre administratorët e Njësive Administrative në Bashkinë e Gjirokastrës që kontrollohen nga njerëzit e PS, u është komunikuar largimi nga kjo detyrë. Në bazë të marrëveshjes parazgjedhore të 2015 për zgjedhjet vendore të asaj periudhe, gjysmat e njësive administrative do të drejtoheshin nga PS dhe po kaq nga LSI.

Mirëpo kjo marrëveshje është bërë nul në momentin që PS dhe LSI dolën të vetme në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe tashmë janë kundërshtarë të ashpër me njëri-tjetrin.

Për rrjedhojë sot u është komunikuar shkarkimi administratorëve të Njësive Administrative të Lazaratit Mexhit Jupi, Cepos Leonard Mustafaraj dhe Picarit Krenar Koshit.

Kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës Zamira Rami, u ka komunikuar urdhërin për lënien e detyrës pas refuzimit nga ana e tyre të dorëheqjes vullnetare.

Mësohet se urdhëri për heqjen nga të gjitha funksionet drejtuese të socialistëve në qeverinë vendore, nuk ka qenë personal i Ramit, por delegim nga LSI në qendër duke i’u hapur udhë kështu, zëvendësimit të tyre me militantët e LSI.

Administratorët e Lazaratit, Cepos dhe Picarit përkatësisht Mexhit Jupi, Leonard Mustafaraj dhe Krenar Koshi, tashmë ndodhen në rrugë të madhe, ashtu sikurse dhe mjaft socialistë të tjerë të cilët bëjnë sehir LSI-stat sesi marrin rrogën në institucionet shtetërore me drejtues të PS.

Shkruaj nje koment