LSI fut hundët edhe në teatër !
LSI gjen momentin të politizojë edhe Teatrin e Gjirokastrës. Të rinjtë e LSI janë organizuar për të parë shfaqjen e komedisë “Zi e më zi”, shfaqur mbrëmjen e sotme në sallën e Teatrit “Zihni Sako”. Momentet qe shihen në fotografinë e publikuar nga anëtarët e LRI, tregojnë përfitimin politik që kërkon të shfaqë LSI së bashku me aktorët e Trupës Profesioniste të Teatrit të Gjirokastrës. Mbetet për t’u parë nëse ka qenë orjentin nga kryetarja e Bashkisë e cila nuk e di ku bie dera e kinoteatrit, apo deputeti Tavo, por gjithësesi si njëri, si tjetri, tashmë Gjirokastrën e kanë “pronë” apo “plackë” të tyre ashtu si dhe ekipin e futbollit Luftëtari. Një ditë më parë kreu i PD Roland Bejko, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës, deklaroi se Luftëtari i’u dha Tavove nga Bashkia e Gjirokastrës me procedura tërësisht të dyshimta dhe jo transparente.
Kot nuk i thonë, pac fatin….. e LSI !