LSI fut hundët edhe tek Festivali i Fëmijëve.
Kjo po ndodh këto ditë në Gjirokastër ku po mbahet Festivali i Fëmijëve të Gjirokastrës. Boshti i krijimtarisë së tij, është tërësisht anonim dhe aq më keq akoma orkestrimet e këngëve janë skematike dhe pa kurrëfarë ngjyrimi fëminor. Performaca e fëmijëve ka qenë me superpozim, pasi kompozitori dhe orkestruesi i partisë që mban peng Bashkinë, duhej të fitonte një grusht paresh sesa të ishte me orkestër dhe artistët e vegjël të këndonin LIVE.
Me pompozitet ky festival, ka dhe mbështetjen mediatike të TVGJ e cila njihet ndryshe si “kusia” mbështetëse e propagandës së LSI dhe Vangjel Tavos edhe tani që LSI ndodhet në opozitë. Kjo është në antitezë me “zbulimin” e bërë një ditë më parë nga një gjysmë-media virtuale se kazani TVGJ, po i bie Bashkisë, përralla !!!!.
Kompozitorë gjirokastritë që kanë përbërë në të kaluarën bazën e krijimtarisë së këngëve për fëmijë, ishin përjashtuar nga ftesat për të paraqitur këngë në këtë eveniment që vetëm i tillë nuk mund të quhet, por një show delirant dhe mediokër.
Krijuesit gjirokastritë me eksperiencë 30 vjecare dhe kompozuar këngë për fëmijë në 25 vitet e fundit si Sajmir Skënduli, Jani Kaci, Roland Cene, Naxhi Kasoruho, Alfred Nase, Arben Haxhiaj, Jorgo Zhapa, Altin Shameti etj, as që morën ndonjë “ofertë” për të krijuar këngë.
Qysh këtu ky show i gatuar në QKF që është aneksi i LSI, ka dështuar që në fillesë.
Show që u quajt Festival i Fëmijëve, “eleminoi” nga gara finale, këngëtarët e vegjël pasi i vetmi faj i tyre, ishte se prindërit kanë preferenca politike oponente të dukshme ndaj LSI. Dhe si për cudi, finalistët kanë qenë të gjithë fëmijët e idhtarëve të LSI, apo dhe besnikëve të kësaj force politike.
Si përfundim, kjo QKF që drejtohet nga njerëz që nuk kanë lidhje me artin, “gatoi” këtë show që në kujtesën kolektive, do të mbahet mend si Festivali i Fëmijëve të LSI.