LSI me gisht ne gojë, PDIU i “rrëmben” Arkivin e Gjirokastrës !

0
374

Zgjerimi i koalicionit qeverisës me PDIU e cila dëshmoi besnikëri ndaj PS në zgjedhjet e parakohshme lokale në Bashkinë e Peshkopisë, do të japë efektet e veta edhe në administrimin e disa drejtorive të rëndësishme në nivel qëndror dhe vendor. Pas emërimit të Ardit Bidos në krye të Drejtorisë së Arkivave të Shtetit javën e kaluar, do të pasohet me emërime të tjera në nivele vendore. Në fokusin e “oreksit” partnerit të ri të koalicionit qeverisës PDIU, do të jenë drejtori jo pak të rëndësishme të cilat në shumë raste, do t’u “rrëmbehet”, partisë së Ilir Metës. Një prej këtyre drejtorive që kanë peshë, është edhe ajo e Arkivave në Gjirokastër. Prej ndarjes së tortës së pushtetit mes PS dhe LSI tre vjet më parë, kjo drejtori drejtohet nga Eri Andrea, djali i sekretarit politik të LSI në Gjirokastër Thoma Andrea, i besuari i Vangjel Tavos. Në vend të tij, PDIU, ka piketuar të vendosë, Edmond Salën me një eksperiencë në fushën drejtuese edhe në kohën kur PDIU, ishte në koalicion qeverisës me PD para 2013. Aktualisht Sala, është këshilltar i PDIU, në Këshillin Bashkiak të Memaliajt. PDIU-së, pritet t’i kalojë edhe Njësia Lokale e OSHEE-Gjirokastër e cila drejtohet nga Andi Shkurta i LSI.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here