LSI në Gjirokastër drejt shpërbërjes. Në mbledhjen e dsjeshme të kryesisë së kësaj force politike, janë hasur debate dhe kundërshti për lidershipin e kësaj force politike dhe sidomos kapjen nepotike që i ka bërë kryebashkiakia Rami.
Një debat mjaft i ashpër është zhvilluar mes kreut të LSI Antigone dhe drejtuesve të LSI në Gjirokastër e vecanti kryebashkiakes Zamira Rami. Përfaqësuesi i LSI në këtë njësi administrative, ka kërkuar shkarkimin e të gjithë kupolës drejtuese të LSI në Bashkinë Gjirokastër, si pasojë e nepotizmit që ka aplikuar prej kohësh Rami në Bashki dhe në agjencitë që varen nga ajo.
Përplasja ka qenë kaq e ashpër, saqë përfaqësuesi i LSI për Antigonenë, ka kërkuar ndihmën e kreut të LSI Monika Kryemadhi për gjendjen e krijuar në Gjirokastër dhe rolin e Ramit në të. Sjellja e kësaj të fundit me elektoratin e LSI solli rezultatin e papritur të LSI në Gjirokastër larg parashikimeve dhe objektivave pasi LSI pretendonte deputetin e dytë.
Në mbledhjen e djeshme të LSI, kanë refuzuar pjesmarrjen, tetë anëtarë nga 17 gjithsej që ka ky forum duke thelluar gjithnjë e më tepër krizën tek kjo forcë politike në nivel lokal.
Mësohet se kreu i LSI Monika Kryemadhi, është informuar për gjendjen e LSI në Gjirokastër dhe së shpejti ajo pritet të kryejë një takim me strukturat cka parashikohet shkrirja e tyre dhe rithemelimi nga e para.