LSI-stat e Gjirokastrës braktisin punën për konventën që do të zgjidhte Monikën kryetare, ja cilat ndërmarrje u braktisën nga ata

0
1397

Konventa e LSI në Tiranë, ka pasur efektet e veta në Gjirokastër.

Thirrja për të mbushur Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, është përcjellë edhe në Gjirokastër.

Pjestarë të administratës së LSI në ndërmarrjet që kontrollohen nga kjo e fundit, kanë shkuar në kryeqytet në orët e pikut të punës në administratë.

Rekord në pjesmarrje, ka shënuar Spitali Rajonal i Gjirokastrës, ku administrata e këtij institucioni, u vu në rresht për një nga “komisarja” politike në spital e cila ka organizuar edhe pjesmarrjen e 104 punonjëseve të administratës dhe infermiereve që nuk janë bindur ende që LSI doli humbëse në zgjedhjet e 25 qershorit.

Pas Spitalit Rajonal, thirrjes për të shkuar në konventën që do zgjidhej Monika kryetare, i janë përgjigjur edhe dhjetë punonjës të DRSHTRR Gjirokastër.

Edhe Qendra Kulturore e Fëmijëve “Fato Berberi” në Gjirokastër, ka dhënë kontributin e vet në dërgimin e “delegatëve” në konventën e LSI ku 5 prej punonjëseve të këtij institucioni, janë larguar në orët e drekës drejt kryeqytetit.

Ndërkaq nuk kanë munguar edhe punonjësit e Bashkisë që kontrollohet nga LSI, si dhe të ISSH, Drejtorisë së Pyjeve, Degës së Bordit të Kullimit me pesë pjestarë, katër punonjës nga Tatimet, si dhe katër policë bashkiakë.

Të gjithë, kanë udhëtuar ditën e sotme duke u larguar nga orari zyrtar i punës.

Nuk dihet nëse titullarët do të marrin masa ndaj tyre apo jo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here