Lu e tha troç: Rama kërkon manipulimin e zgjedhjeve në 18 qershor

Ndryshim 180 gradë i ambasadorit amerikan Donald Lu ndaj kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij. Vetë Lu i është bashkuar shqetësimit të opozitës për vjedhjen e zgjedhjeve më 18 qershor. Ambasadori Lu bëri një deklaratë të fortë, teksa tha se këta politikanë do të vjedhin zgjedhjet sërish. Në këtë mënyrë, Lu sulmoi indirekt kryeministrin Edi Rama. Këta politikanë do t’i vjedhin zgjedhjet sërish. Njerëz të fuqishëm po vjedhin demokracinë në Shqipëri-tha Lu. Më tej, ambasadori paralajmëroi se javën tjetër do të mbërrijnë në Tiranë gjyqtarë nga SHBA dhe BE, të cilët nuk do të jenë të korruptuar. Javën tjetër do të vijnë gjyqtarë nga SHBA dhe BE-ja për të monitoruar procesin. Monitoruesit nuk do të lejojnë korrupsion dhe paaftësi-shtoi ambasadori. Këto deklarata të forta dhe të parat që gozhdojnë qeverinë Rama, vijnë një ditë pas aksionit të paralajmëruar opozitar të PD, për protestën e paralajmëruar të 18 shkurtit të thirrur nga lideri demokrat Lulzim Basha ku një prej pikave është edhe rreziku që i kanoset vendit, nga manipulimi i rezultatit të zgjedhjeve prej PS dhe qeverisë së saj. Ndërkohë që dy ditë më parë, kreu i PD Gjirokastër Roland Bejko, paralajmëroi ndërhyrjen e Policisë së Shtetit në Gjirokastër, për manipulimin e zgjedhjeve.

 

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment