Lubonja: Rama do kullat e larta, pasi vuan nga ereksioni

Fatos Lubonja ka ironizuar kren e qeverisë, rreth ndërtimeve të kryera në Tiranë që nga koha kur ishte kryebashkiak e deri tani që drejton qeverinë. Duke folur tek Ylli Rakipi në emisionin e tij të përjavshëm tek News 24 “Të Paekspozuarit”, Lubonja thotë Rama është i dashuruar pas kullave të larta që i zënë frymën kryeqytetit.

“Rama ka pasion për kullat sepse ka mungesë ereksioni. Edhe plani urbanistik i Veliajt tregon që në Tiranë do të ketë kulla të larta.”-u shpreh Lubonja.

Duke folur për Sheshin Skëndërbej, Lubonja u shpreh se qendra e Tiranës po kthehet si qendra e Enver Hoxhës.

“Shikoni Sheshin Skëndërbej, aty po ngrihet një formë piramide, një simbol që e kishte përzemër diktatori Enver Hoxha. Unë mendoj se ky shesh po bëhet përsëri për Enver Hoxhën dhe jo për qytetarët”-shtoi Lubonja.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment