Lufta e gjatë e Putin kundër shkencës amerikane

Prurë në shqip nga Ejvlana Skënderi/

NY TIMES

Nga William J. Broad

Një dekadë e tërë me keqinformim të nisur nga presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka shkaktuar konfuzion të gjerë, ka dëmtuar institucione të rëndësishme dhe ka nxitur përhapjen e sëmundjeve vdekjeprurëse.

Në 2 shkurt të këtij viti, pasi OBSH shpalli koronavirusin si një pandemi globale, një llogari e panjohur në Twitter në Moskë filloi të ripostonte informacione nga një blog amerikan. Në pastime thuhej se virusi i ri ishte një armë e re e krijuar për të vrarë. Titulli i quante provat të pakundërshtueshme edhe pse shkencëtarët e kishin rrëzuar këtë hipotezë dhe kishin deklaruar që virusi ishte i natyrshëm.

Ndërsa, pandemia ka pushtuar globin, është shoqëruar me burime të informacionit jo të vërtetë. Analistët thonë që Presidenti Vladimir Putin ka luajtur një rol kryesor në përhapjen e informacionit fals si pjesë e përpjekjes së tij të vazhdueshme për të diskredituar perëndimin dhe shkatërrimin e armiqve të tij.

Shtëpia e Bardhë, senati dhe agjensitë nacionale të inteligjencës janë fokusuar tipikisht në ekzaminimin e fushatës së Putin. Por pasojat janë më të gjera se kaq. Një investigim i ndërmarrë nga New York Times , duke përfshirë një mori intervistash, përmbledhje të gazetave studimore, raportimet e lajmeve, dokumentat dhe televizionet rusë, zbuloi se Presidenti Putin ka shpërndarë keqinformim në lidhje me çështje shëndetësore për më shumë se një dekadë. Agjentët e tij kanë përhapur vazhdimisht idenë se epidemitë virale si gripi, ebola dhe tashmë koronavirusi janë të krijuara nga shkencëtarët amerikanë. Këta persona kanë krijuar gjithashtu dhe besimin e palëkundur në sigurinë e vaskinave, një triumf i shëndetit publik që Putin promovon.

Qëllimi i Moskës, sipas ekspertëve, është të portretizojë zyrtarët amerikanë si shkaktarët e alarmeve shëndetësore dhe që paraqesin kërcënime serioze për sigurinë e publikut.

“Ka të bëjë me mungesën e besimit në institucionet qeveritare” shprehet Pete Pomerantsev, autor i librit “Asgjë s’është e vërtetë dhe çdo gjë është e mundur”, që flet për keqinformimin e Kremlinit.

Presidenti rus e ka bazuar fushatën e tij të gjatë në mediat e hapura dhe blogjet e dyshimta që rregullisht sulmojnë zyrtarët amerikanë si mbrojtës të këtyre mashtrimeve. Sofistikimi dhe vjedhjet e reja e kanë bërë punën e tij akoma më të vështirë për të ndjekur dhe për të luftuar.

Departamenti i shtetit, kohët e fundit, akuzoi Rusinë për përdorimin e qindra rrjeteve sociale për përhapjen e informacionit të gabuar për koronavirusin, përfshirë këtu dhe një teori konspirative që Shtetet e Bashkuara e projektuan këtë pandemi vdekjeprurëse.

Audienca e Kremlinit që merr këtë informacion të gabuar është e lartë. Videot në YouTube të televizionit kombëtar të Rusisë, arrin mesatarisht 1milion shikime në ditë, më e larta ndër burimet e lajmeve, sipas një studimi të inteligjencës së SHBA. Që nga themelimi i këtij rrjeti, videot kanë arritur mbi 4 miliardë shikime që prej vitit 2005.

Duke qenë se interesimi i publikut për mirëqënien dhe jetëgjatësinë është i lartë, keqinformimi për shëndetin mund të ketë një impakt të lartë social. Ekspertët frikësohen se kjo do të rrisë mosbesimin e publikut ndaj influencës së Washingtonit dhe do të dëmtojë një nga vlerat e demokracisë siç është mbështetja në fakte reale për marrjen e vendimeve.

“Grumbullimi i gjithë këtyre masave në periudhë të gjatë kohore do të ketë një ndikim të madh në politikën e vendit” shprehet Ladislav Bittman, një ish-oficer i keqinformimit të bllokut Sovietik.

Sandra C. Quinn një profesoreshë e shëndetit publik në Universitetin e Maryland që ka ndjekur frikën e krijuar nga Putin prej më shumë se 5 vitesh shprehet se ky është një truk i vjetër dhe se ndryshimi i kohëve të sotme është shpejtësia me të cilën përhapet lajmi dhe denigrimi i institucioneve që njerëzit besojnë për të vërtetën. Situata është e rrezikshme.

Armët e gjalla

Si një djalë i ri, Putin ka shërbyer në shërbimin e KGB nga 1975-1991. Ai ka punuar në inteligjencën e jashtëm, e cila kërkonte që oficerët të shpenzonin një pjesë të kohës së tyre duke montuar plane për keqinformimin. Çfarë ai arriti është e paqartë. Por të dhënat zyrtare tregojnë që ai u rrit në rangun e kolonel lietnant në të njëjtën kohë me një projekt për zhvendosjen e vëmendjes së armëve biologjike sekrete të Moskës që shkaktoi polemika me SHBA në 1972. Ky projekt, i cili pretendonte se virusi vdekjeprurës që shkaktonte AIDS ishte një armë e krijuar nga Amerika për të vrarë njerëzit me ngjyrë, ishte tepër i suksesshëm. Deri në 1987, historia fake new ishte përkthyer në 25 gjuhë dhe shpërndarë në 80 vende duke e minuar diplomacinë amerikane veçanërisht në Afrikë. Pas Luftës së Ftohtë, në 1992, rusët e pranuan që historia ishte mashtrim.

Si president i Rusisë, Putin e ka zgjeruar skemën e tij të propagandës, duke e lidhur çdo katastrofë natyrore me Amerikën. Të sulmojë sistemin shëndetësor amerikan dhe besimin në të, është një nga hallkat kryesore të skemës së tij.

Një nga hapat që ai ndërmori fillimisht ishte ndryshimi i emrit të rrjetit televiziv nga Russia Today në RT  në 2008 duke errësuar origjinën e tij ruse. Ndërsa, grip i ri sic ishte H1N1 pushtoi botën në 2009 duke shkaktuar mijëra viktima, rrjeti televziv përdori këndvështrimin konspiracional të Wayne Madsen duke e quajtur investigim. Kjo teori pretendonte se mikrobi ishte i krijuar në laborator. Na 2010 Wayne Madsen ishte një nga të ftuarit e vazhdueshëm pranë RT.

Në 2012 Putin shtoi ushtrinë në arsenalin e tij të informimit. Shefi i sapoemëruar gjeneral Valery Gerasimov, parashtroi një doktrinë të re të luftës që deklaroi mesazhet publike si mjet kundër kundërshtimit të huaj. Në të njëjtën periudhë një numër i lartë llogarish në të gjitha rrjetet sociale filloi shpërndarjen e informacioneve të gabuara për miliona amerikanë. Qëllimi ishte ndarja shoqërore dhe dëmtimi i reputaciont të agjensive federale.

Një mundësi e artë u shfaq për këtë strategji në 2014 kur Ebola përfshiu Afrikën Perëndimore. Ishte shpërthimi më i keq i parë ndonjëherë i etheve hemoragjike që mori më shumë se 10 000 jetë. Rrjeti televiziv RT e shfrytëzoi këtë mundësi për të akuzuar dhe një herë Amerikën se po e përdorte popullsinë afrikane si kavie eksperimentimi dhe përdori si fakt për ta suportuar këtë akuzë rastin e përhapjes së AIDS. Përfaqësuesi i RT u shpreh se pavarësisht se SHBA po dhuronte miliona dollarë për viktimat e Ebolës, nuk mund të rifitonte besimin e botës. Në rrjetet sociale sulmi u ringrit. Dhe këtë sëmundje ata e quajtën një armë biologjike. Kjo teori pati goxha mbështetje dhe audiencë.

Fushata e keqinformimit nisur nga Putin ishte tashmë një ndërmarrje globale që mund të sulmonte kurdo. Synimi tjetër ishte Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Në fund të 2014, një sulm i fake news rifilloi duke akuzuar se një person i sëmurë me Ebola në Liberi kishte fluturuar në Atlanta për të përhapur sëmundjen. Një video e një personi të veshur me maskë dhe kostum mbrojtës me logon e aeroportit të Atlantës ishte prova e tyre.  Kjo shkaktoi panik në të gjitha rrjetet sociale.

Me një fuqi të re Kremlini u rrit më i sigurtë dhe tashmë nuk priste më epidemi për të sulmuar. Ata thjesht filluan të riciklonin historitë e vjetra. Llogaritë e shtuara të rrjeteve sociale risollën historinë e AIDS. Kësaj rradhe përdorën si autor Dr. Robert Gallo, një shkencëtar që në 1984 kishte ndihmuar në zbulimin e virusit që shkaktonte këtë sëmundje. Ata e cituan jashtë kontekstit duke thënë se kishte krijuar patogjenin për të shpopulluar vendin. Gjashtë kërkues në Universitetin e Kalifornisë zbuluan se me kalimin e viteve narrativat e krijuara për këtë sëmundje kishin krijuar një mungesë besimi mes Afro- amerikanëve që i ndalonte të kërkonin ndihmën mjekësore të nevojshme. Sipas një sondazhi të 2018 gati gjysma e të intervistuarëve mendonin se sëmundja ishte e prodhuar artificialisht. Ndërsa 1/5 mendonin se ilaçet mbrojtëse ishte një formë eksperimentimi ndaj tyre.

Mbrojtës të armatosur

Brenda Rusisë, Presidenti Putin ka qenë një përkrahës i fuqishëm i vaksinave edhe kundër gripit. Në 2016 ai deklaroi se vaksinimi është i rëndësishëm dhe qortoi prindërit që refuznin t’i vaksinonin fëmijët e tyre. Duke e quajtur çështjen “shumë të rëndësishme”, ai paralajmëroi hapa të mundshëm administrativë për të shpejtuar ritmin e imunizimeve të fëmijëve. Vjeshtën e kaluar, autoritetet shëndetësore të Rusisë përcaktuan rregulla të zgjeruara që kërkojnë respektim të rreptë të protokolleve për vaksinimin e fëmijëve. Në të njëjtën kohë, zoti Putin ka punuar shumë për të inkurajuar amerikanët të shohin vaksinimet si zyrtarë të shëndetshëm të rrezikshëm dhe federale si keqdashës. Kërcënimi nga autizmi është një temë e rregullt e kësaj fushate anti-vaksinimi. Kjo ka patur efektin e vet duke kujtuar dhe vaksinën që gjithë bota pret kundër koronavirusit.

Keqinformimi , është përpjekur disa herë të implikojë Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Postimet ruse e kanë akuzuar atë shpeshherë për vaksinat që shkaktojnë autizëm sidomos te bebet afriko-amerikane. E gjithë kjo shkakton një përçarje racore në gjithë vendin. Në 2015, kjo u theksua kur një nga ministrat me ngjyrë në Los Angeles shprehej “Nuk po na vrasin vetëm me armë. Po na sulmojnë me gjilpëra.” Ai deklaroi se vaksinat e përdorura kanë shkaktuar autizëm në 200 000 fëmijë me ngjyrë.

Fushata e disinformimit të presidentit Putin ka përkuar me një rënie të shkallës së vaksinimit mes fëmijëve në SHBA dhe rritjes të numrit të rasteve me fruth, një sëmundje që konsiderohej e zhdukur. Kjo sëmundje, veçanërisht te foshnjat dhe fëmijët shkakton ethe dhe deri dëmtim të trurit. Vitin e kaluar sipas Qendrës së Parandalimit dhe Kontrollit të Sëmundjeve, në vend kishte 1282 raste të reja, duke arritur një shifër rekord për dekadat e fundit. Nga kjo shifër pati 128 shtrime në spital dhe 61 me komplikime të rënda si pneumoni dhe encefalit.

Burim : https://www.nytimes.com/2020/04/13/science/putin-russia-disinformation-health-coronavirus.html?action=click&module=Spotlight&pgtype=Homepage

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment