“Lufta” e qeverisë për informalitetin por institucionet publike nuk paguajnë detyrimet

0
133

Qeveria është e angazhuar për të luftuar informalitetin, por ky angazhim po fokusohet vetëm tek privati, ndërkohë që institucionet publike japin shembullin e mos pagesave të detyrimeve tatimore, por asnjë prej tyre nuk penalizohet. Rasti më tipik është ai ku rreth 1200 institucione publike nuk kanë paguar sigurimet shoqërore për punonjësit e tyre, duke bërë që borxhi për këtë zë të arrijë në mbi 100 mln euro. Ky fenomen i krijuar nga vetë shteti thellon dramën në skemën e pensioneve, duke i hequr mijëra punonjësve vitet e punës. Në listën e debitorëve janë drejtori dhe agjenci publike nga të gjitha sektorët, si në arsim, drejtësi, në fushën e mbrojtjes apo të rendit publik. Ndonëse në çdo fillim viti teksa miratohet buxheti pagesa e sigurimeve është e parashikuar, ndaj pyetja që nuk merr përgjigje është se ku kanë përfunduar këto para? Por kjo është njëra anë e medaljes, ana tjetër është që tatimet paralajmërojnë biznesin se rreth 300 subjekte do tu konfiskohet 50 % e xhiros, ndërsa për disa te tjerë do ketë rishikim të këstit të tatim fitimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here