Luftetari 1 gol, 1 pike

0
249

Luftetari ka qene i pafat sot ne Tirane, ku ne minuten e 3 te shteses i iku nga “goja” marrja e tre pikeve. Nje takim qe u mbyll me rezultatin 1-1 me bluzinjte qe arriten te realizonin të paret me Aleksin. Nje ndeshej pothuaj perfekte e bluzinjve, por ne fund bardheblute barazuan me nje goditje nga jashtë zone me anen e Kobinas, ku ne shtese arriti te mposhte portierin Ruçi. Strategjia e Luftetarit ishte ekuiliber taktik dhe kundersulme. Ne kete moment te sezonit duhen piket dhe gjirokastritet i’a dolen qe ne pjesen e pare të lojes te ishin te rrezikshem dhe te shenonin edhe golin e epersise. Protagoniste ishin Demo e Aleksi, i pari asistues dhe tjetri finalizues ne minuten e 21. Me pas ishin bardheblute me Halilin dhe Grecan që rrezikuan, por pa sukses. 45 minutat e para u mbyllen me epersine e Luftatarit. Në pjesën e dytë bluzinjte kishin nje mundesi te mire shenimi me sulmuesin Dunga, por keniani brenda zone nuk e çoi dot topin ne rrjete. Rasti me i mire per Tiranen ishte ai i Hoxhallarit, mbrojtesi i majte qe nuk shenoi pranë portes se Luftëtarit. Portieri Ruçi arriti të bente mrekulline duke pritur topin e gjuajtur me koke nga lojtari bardheblu. Pak minuta nga fundi ishte Neziri, i cili i vetem me Abibin nuk shenoi dot golin e dyte, gol qe do t’a kishte mbyllur ndeshjen ne favor te gjirokastriteve, por sic duket fati nuk ishte sot me Luftetarin. Ne shtese ndodhi ajo qe nuk pritej, ne minuten e 93 nje gjuajtje e Kobinas beri qe skuadrat te ndanin nga një pike. Megjithate e rendesishme eshte qe Luftetari nuk doli pa pike nga stadiumi “Selman Stermasi”. Pas javes se 22 gjirokastritet kane 22 pike duke u renditur ne vendin e 8 te Superliges Shqiptare. Javen e ardhshme gjirokastritet do te ndeshen ne fushen e vet me bregdetaret e Teutes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here