Luftëtari arkivon barazimin e gjashtë në fazën e dytë

0
382

Luftëtarit nuk i ndahen barazimet në fazën e dytë. Barazimi i sotëm me Kukësin në stadiumin e Gjirokastrës, e con në gjashtw numrin e takimeve të mbyllura në barazim për skuadrën gjirokastrite. Takimi i sotëm u mbyll me rezultatin 2-2 ndërkohë që pjesa e parë është mbyllur po në barazim 1-1. Golin e parë e kanë shënuar vendasit me anë të Rexhinaldos. Pak para se të finalizohej pjesa e parë e takimit, ekipi i Kukësit barazon me anë të një 11-metërshi të egzekutuar nga sulmuesi kroat Pejic. Në pjesën e dytë, ekipi kundërshtar, ka qenë më tepër i organizuar sidomos në repartin e mesfushës dhe atë të sulmit, duke arritur të rrezikojë disa herë por vetëm të konkretizojë në minutën e 66’ me anë të Eminit. Kukësi e ka mbajtur avantazhin deri tre minuta para fundit të ndeshjes kur Rapo ka barazuar për vendasit. Minutat e ngelura deri në përfundim, kanë folur për Kukësin i cili nuk arriti të përmbushte objektivin e vendosur në fillim të takimit, rrëmbimin e tre pikëve, ndërsa vendasit, u ka mjaftuar barazimi i cili i vendos ata në vendin e pestë të tabelës së klasifikimit të Superligës me 22 pikë. Faza e tretë, do të startojë pas 1 muaji e deri atëherë, Luftëtari do të zhvillojë séanca stërvitore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here