Luftëtari barazon, dyshime për trukim të ndeshjes nga ana e Tavos president

0
481

Luftëtari nuk ka shkuar më shumë se barazimi me ekipin e Lacit cka duket më tepër një rezultat i diktuar sesa produkt i vetë lojës së gjirokastritëve. Takimi mes Luftëtarit dhe Lacit, ka qenë vendosur në disa prej basteve më me emër në Europë koeficenti i të cilave për barazim apo humbje në fushën e vet të ekipit gjirokastrit, përkthehej në fitime marramëndëse cka të bën të dyshosh, se ka qenë një rezultat i paravendosur aq më tepër nga drejtuesit e Luftëtarit. Luftëtari i sotëm i cili ka mposhtur ekipe me emër dhe elitare si Partizani, Tirana, Vllaznia ka marrë një barazim në fushën e vet me ekipin e Lacit që është ndër ekipet më të dobëta të Superligës, cka ka shtuar revoltën e sportdashësve gjirokastritë, ndaj drejtuesve të Luftëtarit e aq më tepër ndaj Tavos president. Luftëtari ka shënuar i pari me anë të Ramadanit në pjesën e parë me 11 metërsh. Pjesa e dytë ka qenë dominuese nga të dy ekpet por më tepër nga Laci i cili ka luftuar më tepër duke finalizuar me golin e barazimit në minutën e 64 me anë të Jonuzit me një supergol. Ka qenë gjuajtje nga një distancë prej 30 metrash nga ana e Jonuzit cka ka shtangur lojtarët vendas dhe vetë tifozët gjirokastritë. Ndonëse Laci ka qenë me 10 lojtarë në fushën e lojës në 15 minutat e fundit të ndeshjes, Luftëtari nuk e shfrytëzoi këtë disbalancë numerike, por është “pajtuar” me barazimin. Pavarësisht rezultatit, Luftëtari ruan vendin e katërt më tabelën e klasifikimit me 29 pikë. Takimin e ardhshëm gjirokastritët do ta luajnë me ekipin e Vllaznisë.

 

Shkruaj nje koment