Luftëtari barazon me Lacin, Ruci heroi i takimit

0
154
?

Luftëtari barazon me Lacin.

Takimi i sotëm në Gjirokastër, ka pasur heroin e vet për gjirokastritët. Ai është Ruci i cili ka shpëtuar portën vendase nga të paktën tre gola të garantuar nga ana e kundërshtarit.

Vendasit kanë kaluar në avantazh në minutën e 3 të takimit me anë të Abazajt i cili mori një asist të artë jashtë zone nga ana e Bregut.

Në vijim ndeshja ka qenë agresive nga ana e lacianëve që e kanë kërkuar golin shumë here deri në minutën e 89’ të takimit kur Gjoni ka shfrytëzuar një amulli të mbrojtësve duke e cuar topin në rrjetë me kokë dhe rrjedhimisht shmangur humbjen në transfertë.

Shumë herë Rexhinaldo, Bardhi apo dhe Uzuni kanë rrezikuar portën e mbrojtur nga Ruci por  y i fundit ka qenë mjaft i vëmendshëm duke shpëtuar portën vendase.

Me barazimin e sotëm Luftëtari shkon në kuotën e 9 pikëve në 11 takime dhe renditet në vendin e tetë.

Takimin e ardhshëm Luftëtari e ka në Shkodër përballë Vllaznisë e cila rrezikon zbritjen nga kategoria e Superiores.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here