Luftëtari barazon në shtëpi, ndëshkohet nga një 11 metërsh i pamerituar

0
173

Nje palaco qe sot ishte gjyqtar ne Gjirokaster, u be protagonisti fatalist i ndeshjes Luftetari-Laci.

Rasti ne fjale ndodhi ne fund te ndeshjes dhe pikerisht ne minuten e 6 shtese nga 4 te akorduara, ku per habine e te gjitheve arbirtri akordon nje penallti te cuditshme per miqte. Sot u pa qartazi, se pse nuk ecen futbolli ne Shqiperi. Sot u pa maskaralleku, idiotizmi, klientelizmi dhe hajdutizmi sportiv, qe karakterizon sportin ne kete vend.

U mohua djersa, puna, parate, ndershmeria, perkushtimi dhe gjithshka tjeter, vetem me nje fershellim birbili, nga nje ”bibilush” i papergjegjshem. Per statistike, ndeshja perfundoi 1-1 ku golat u shenuan ne minutat 10 nga Rapo per gjirokastritet dhe ne minuten e 96 me penallti nga Nuabueze per lacianet.

Pas ketij barazimi te pamerituar Luftetari renditet ne vendin e 9 me 5 pike dhe javen e ardhshme do te jete mysafir ne Korce perballe Skenderbeut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here