Luftëtari barazon me Vllazninë

Luftëtari nuk ka shkuar më shumë sesa një barazim më ekipin e Vllaznisë në javën e VI të Superligës. Ekpi gjirokastrit, është treguar mjaft solid përsa i përket repartit të mesfushës dhe atë të sulmit ku që në minutat e para të takimit ka rrezikuar seriozisht portën e shkodranëve. Ka qenë minuta e 9 ku falë një kundërsulmi, Abazaj ka shënuar golin për gjirokastritët. Më pas loja është kontrolluar plotësisht nga Luftëtari përvec një rasti me shënim goli për shkodranët në minutën e 23 ku dhe barazuan. Ndërsa në pjesën e dytë, loja ka qenë e balancuar për të dy ekipet. Me barazimin e sotëm, Luftëtari zbret një vend në tabelën e renditjes së Superligës duke ruajtur mesin e artë. Takimin e ardhshëm Luftëtari do ta luajë në Durrës me ekipin e Teutës e cila mban pozitën e fundit në tabelën e klasifikimit të Superligës. Luftëtari ka dy fitore, 1 barazim dhe 3 humbje dhe qëndron me 7 pikë në vendin e shtatë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment