Luftëtari bën mrekullinë në Lac, Abazaj, heroi i ndeshjes

Luftëtari ka bërë mrekullinë në Lac duke fituar me vendasit me rezultatin 1-0.

Heroi i takimit për gjirokastritët ka qenë Kristal Abazaj i cili ka shënuar edhe golin e vetëm të takimit. Ndeshja ka filluar e shpejtë për vendasit të cilët kanë dominuar 45 minutat e para duke rrezikuar në shumë raste por fati ka qenë me gjirokastritët. Ndërsa këta të fundit kanë rrezikuar në pjesën e parë vetëm me një gjuajtje në distancë me anë të Kristal Abazaj ku topi është grushtuar nga portieri i Lacit Selmani.

Në 45 minutat e dyta loja ka qenë e baraspeshuar për të dy skuadrat, ndërkohë që Luftëtari me anë të një kundërsulmi befasues në minutën 60’ ka arritur të shënojë me anë të Kristal Abazajt.

Goli ka shtangur lojtarët vendas të cilët nuk e prisnin këtë reagim të gjirokastritëve të cilët vinin pas një humbjeje në transfertë me Teutën. Ndërkohë Abazaj dhe Bregu kanë rrezikuar shumë herë portën vendase duke prekur dy herë shtyllat pingule, ndërkohë që mbrojtja vendase ka qenë e paorganizuar.

Fitorja e Luftëtarit në fushën e vështirë të Lacit, vjen pas fiks 11 vjetësh duke shënuar një rekord të ri humbjeje për vendasit.

Me fitoren e sotme, Luftëtari qëndron në vendin e katër të klasifikimit, ndërkohë që takimin e ardhshëm gjirokastritët do ta zhvillojnë në stadiumin e tyre ku do të presin skuadrën e Vllaznisë së Shkodrës.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment