Luftëtari bën për “spital” Partizanin e Olsi Ramës

0
161

Ekipi gjirokastrit ka shkatërruar Partizanin në takimin e javës së 15 të Superligës dhe larguar plotësisht nga rreziku për rënien nga Superliga.

Katër gola të shënuar në krejt takimin prej të cilave tre në pjesën e parë, kanë “paketuar” Olsi Ramën dhe ekipin e tij drejt kryeqytetit me turp.

Heronjtë e ndeshjes kanë qenë të 11 lojtarët, por ata që bërën diferencën ishin Bregu, Abazaj, Lamce. Ndërkohë që lojtari i ndeshjes, pa diskutim ka qenë Abazaj me atë gol spektakolar duke i përngjasuar driblimeve të Maradonës.

Bregu ka celur serinë e golave në minutën 23’ pas një aksioni të gjatë nga krahu i djathtë, topi mbetet para portierit Hoxha dhe pas tre tentativave radhazi, Bregu e shtyn në rrjetë.

Ndërkohë që Abazaj do të shënonte golin më spektakolar në minutën e 37′ i cili merr topin në gjysmëfushën e vet dhe pasi kalon edhe Hoxhën çon shifrat në 2-0.

Nuk ka mjaftuar gëzimi i këtij goli, por pas dy minutave Luftëtari shënon golin e tretë si pasojë e shpërbërjes së mbrojtjes së Partizanit, që nuk arrin të largojë një top të gjatë i cili mbërrin të Rroca. Ky i fundit shënon duke mposhtur Hoxhën.

Me fillimin e pjesës së dytë Partizani vazhdon në amulli të plotë ndërkohë që Luftëtari gjen sërish rrugën e rrjetës përmes Lamces.

Bregu kroson nga goditja e dënimit nga e majta, rrëmujë në zonë dhe Lamçja e shtyn topin drejt rrjetës. Lojtarët e Partizanit protestojnë për faull por askush nuk i dëgjon.

Sërish Lamce shënon 20 minuta më pas brenda zonës pas një asisti nga Bregu dhe Luftëtari shënon golin e pestë duke turpëruar përfundimisht Partizanin.

Fitorja e sotme hap “garën” për titull në Superligë, pasi Luftëtari tashmë nuk është më kandidat për Kategorinë Inferiore, por pretendent për vendet e sipërme të klasifikimit.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here