Luftëtari “betonon” vendin e katërt, gati për Europa League

Luftëtari betonon përfundimisht vendin e katërt për fazën e tretë të Superligës me fitoren e sotme 2-1 ndaj Tiranës në stadiumin Gjirokastra dhe largon përfundimisht, rrezikun për rënien në një kategori më poshtë. Dy heronjtë e takimit të sotëm ka qenë Lamcja dhe Bregu, shënuesit e golave të vetëm që janë shënuar në portën e Ilijon Likës. Takimi ka nisur mjaft i shpejtë me aksione të shumta në favor të ekipit kryeqytetas të cilët përgjatë 45 minutave të para, kanë dominuar lojën. Ndërsa në pjesën e dytë, gjithcka ka folur për Luftëtarin i cili e gjeti rrugën e rrjetës me anë të Lamces në minutën e 55. Luftëtari ka kontrolluar gjithcka përgjatë gjithë 45 minutave të pjesës së dytë ndonëse ka luajtur në 15 minutat e fundit me 10 lojtarë, pas largimin me kartonin e dytë të verdhë, të mbrojtësit të majtë Zguro. Ndërkohë që Luftatëri, forcoi fitoren e sotme me anë të Bregut në minutën e 72 pas një kombinimi brenda zonës me Rexhinaldon. Tirana ka qenë tërësisht e pafuqishme për të reaguar karshi gjirokastritëve të cilët kanë dominuar tërësisht 45 minutat e dyta duke patur edhe raste të tjera shënimi. Kryeqytetasit janë mjaftuar me një gol të dëshpëruar në minutën e 90 në fund të takimit me anë të Sisesë. Me fitoren e sotme, Luftëtari betonon vendin e katërt me 36 pikë në Supërligë të paktën për fazën e tretë dhe ka larguar përfundimisht, rrezikun për rënien në një kategori më poshtë. Ndërkaq që objektivi është pjesmarrja e Luftëtarit në turin parakualifikues të Europa League, cka nuk është objektiv i vështirë duke parë ecurinë e ekipit dhe cilësinë e lojës që ka zhvilluar gjatë tre fazave të Superligës.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment