Luftëtari eklipson Flamurtarin brenda në Vlorë

0
165

Luftëtari ka marrë një barazim të vlefshëm në Vlorë me ekipin e Flamurtarit.

Më tepër sesa për meritë të vetë lojtarëve gjirokastritë, ka qenë një lojë mjaft e turbullt dhe jo organizative e ekipit vendas i cili nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës përgjatë gjithë 90 minutave të lojës. Ekipi vendas më tepër ka qenë aktiv përgjatë 45 minutave të dyta ndërsa në pjesën e parë Luftëtari ka rrezikuar tre herë portën vendase ku rasti më i pastër ka qenë ai i Licajt në minutën e 35’.

Ekipi i Flamurtarit ndonëse ka kërkuar me ngulm golin, në zonën e Luftëtarit ka qenë i amullt dhe i pa organizuar. Ndërsa tek Luftëtari Kristal Abazaj nuk është dukur gjëkundi përvecse dy rasteve spontane.

Tek kundërshtarët Busic nuk ka shfrytëzuar rastet për shënim ndërkohë që tek Luftëtari Nunez ndonëse hyri në fushën e lojës si zëvendësues, nuk tregoi asgjë.

Megjithatë, Luftëtari sot ka ndalur Flamurtarin brenda në shtëpi duke i dhënë një leksion të mirë pretendentëve për kampionat, se me Luftëtarin llogaritë nuk mund të bëhen para ndeshjes.

Me barazimin e sotëm Luftëtari ngjitet në kuotën e pesë pikëve dhe qëndron në mesin e klasifikimit të Superligës.

Takimi i ardhshëm zhvillohet në Gjirokastër përballë Kamzës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here