Luftëtari, me fat, e shpëton shtylla transversale, barazim pa gola në Gjirokastër

0
164

Luftëtari shpëton nga humbja në fushën e vet përballë një Vllaznie të varfër në financa dhe me borxhe të prapambetura.

Ekipi shkodran ka arritur të rrëmbjeë një barazim të vlefshëm në Gjirokastër, përballë një Luftatëri të lodhur dhe të paorganizuar në sulm dhe në mesfushë dhe aq më keq mbrojtja lehtësisht e kalueshme nga kundërshtarët.

Një shtyllë transversale e ka shpëtuar ekipin vendas nga humbja qysh në pjesën e parë ndërkohë që Luftëtari të vetmet gjuajtje në portë i ka shënuar përmes Lamces në minutën e 87’ dhe Aleksit në minutat shtesë të pjesës së dytë.

Ndërkaq Luftëtari ka qenë tërësisht i pa organizuar në të gjitha repartet dhe Bregu apo Abazaj, kanë qenë të pa furnizuar nga reparti i mesfushës, ndërkohë që sulmuesi uruguajan Nunez, të vetmen meritë ka pasur shkaktimin e faulleve ndaj mbrojtësve të kundërshtarit, sesa shënimin e golave.

Me barazimin e sotëm, Luftëtari shkon në kuotën e 4 pikëve dhe renditet në vendin e shtatë, ndërkohë takimi i ardhshëm e ka në transfertën e vështirë të Vlorës, ku gjithmonë ka dalë humbur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here